Setien, çfarë i ke bërë Mesit e Grizmanit që nuk po shënojnë!

“Yjet e sulmit duhet të ngrihen”. Kjo thirrje nuk erdhi nga mediat katalanase, por nga gazeta “Marka” e Madridit, e cila thekson se Barcelona nuk ndihmohet sa duhet nga dy yjet kryesorë të sulmit, të paktën përsa i përket shënimit të golave. “Marka” thekson se që pas ardhjes së Kike Setienit në stol, dyshja e sulmit po shënon me pikatore. Mesi ka realizuar vetëm 1 gol në 4 ndeshje, po aq sa Grizman, ndonëse kapiteni ka shërbyer shumë asistë për golat e shokëve.

Barcelona është në pretendime për të mbrojtur titullin kampion, fituar dy sezone radhazi, veçse duhet të mbërrijë e të kalojë Realin që është 3 pikë përpara. Po ashtu, katalanasit kanë ambicie absolute, gati një fiksim, për të fituar Championsin, gjë që nuk e bëjnë që nga viti 2015, kur në ekip ishte Nejmari. Barça luan ndaj Getafes në orën 16:00 në “Kamp Nou” dhe nuk mund të dështohet sërish.

Sfidanti.al