Qofshim të gabuar, por sa herë që vijnë ndeshjet e klubeve tona në Europë, pasqyra me të cilën shihemi nuk na bën më magji. Madje s’na tregon më të gjatë si ajo e rrobaqepësit, por çuditërisht..më të shkurtër! E bekuar paska qënë minuta e fundit! Tirana ka shpëtuar “nderin” me një gol në fund për të arritur një barazim me Batumin, kurse Egnatia , edhe pse shkoi tek goli me një vonesë të theksuar, në minutën e 97-të, nuk tradhëtoi askënd me sjelljen dhe lojën, madje nuk dukej as si ekip debutues..
Kurse Vllaznia u shfaq si “humbësja e madhe” në Europë me Linfildin.Pale kur kujton pjesën e dytë, shyqyr zotit që ndeshja ngeci tek shifrat 3-1, sepse mund të ishte përvëluese ! Para ndeshjes shkodranët i “luajtën” kartat me eufori kur thanë se “ do të përfaqësojmë Shqipërinë dhe jo vetëm Shkodrën”, gjatë ndeshjes, kur fjalët ndalin dhe fillojnë veprat, nuk ngushëlluan dot as qytetin e tyre…
Sfidanti.al