Rikthimin i bujshëm, Nani firmos me skuadrën turke

Tashmë gjithçka është zyrtare, ish-“fantazisti” 36-vjeçar i Mançester Junajtid e Kombëtares portugeze, Nani do të rikthehet në Evropë e më konkretisht në Turqi, te skuadra e Adana Demirspor, për vetëm 1 sezon, me opsion rinovimi për 1 tjetër vit.

Kështu, Nani ka plotësuar rikthimin e tij në Turqi, teksa më parë ka qenë pjesë e skuadrës së Fenerbahce përgjatë sezonit, 2015-2016, ku arriti të shënojë plot 12 gola në 47 ndeshje për “fenerët”.

sfidanti.al