Refuzohet oferta, Aston Vila nuk dorëzohet për Diabi

Tilemans, Pau Torres dhe tani kërkohet anësori Mousa Diabi. Kështu po shkon merkatoja e verës e anglezëve të Aston Villa, të cilët i kanë bërë “aspirinave” të Bajer Leverkusen ofertën e parë për francezin.

Klubi anglez i ka ofruar gjermanëve 35 milionë euro plus bonuse për transferimin e 24-vjeçarit, mirëpo këta të fundit nuk e kanë pranuar ofertën e klubit nga Birminghami. Megjithatë, pavarësisht ofertës së refuzuar, negociatat mes klubeve janë duke vazhduar, me vetë Diaby që e dëshiron një kalim tek Aston Villa, teksa ka gjetur dhe akordin me klubin, ku së shpejti do të nisë “aventurën” e re. Ndërkaq, kujtojmë se në sezonin që sapo lamë pas, Diaby zbriti në fushë plot 48 herë për “aspirinat” e Bayer Leverkusen, ku arriti të shënojë 14 gola, si dhe të dhurojë 11 asistime për shokët e tij të skuadrës.

sfidanti.al