Shkëndija e nis me fitore, Shala protagonist

Nuk kishte si të shkont ndryshe. Shkëndija e Tetovës e ka nisur me fitore rrugëtimin e saj të 9-të evropian, ku në shkup mundën me rezultatin e ngushtë 1 me 0, uellsianët e Haverforduest, në përballjen e vlefshme për fazën e parë kualifikuese të Konferenc Ligës

Pavarësisht rasteve të shumta për gol nga “kuqezinjtë” e Tetovës, goli i vetëm i sfidës erdhi  në minutën e 47’-të, ku pas një kombinimi fantastik mes Ardian Limanit dhe sulmuesit Adenis Shala, ky i fundit çon topin në rrjetë, duke i dhënë të tijve avantazhin e më pas fitoren e vyer. Tashmë e vetmja gjë çka mbetet për të përcaktuar ekipin, i cili do të kalojë në raundin tjetër është përballja e javës së ardhshme në Kardif, aty ku vendasit do të bëjnë gjithçka për të prishur punët e tetovarëve.

sfidanti.al