“Bavarezët” drejt Londrës, Bajern shkon pas Herri Kejn

Pas refuzimit të ofertës së dytë të “bavarezëve” të Bajern Mynih për “bomberin” e Totenham, Herri Kejn, ditën e sotme, një delegacion i klubit gjerman është nisur drejt Londrës, ku do të negociojnë me Presidentin e Spurs, Daniel Levi për arritjen e akordit.

Negociatat po ecin me ritëm të shpejt, me kampionët e Bundesligës, që ndihen optimist, teksa tashëm kanë marrë dhe “dritën jeshile” për kalimin në Bavari. Ndërkaq, kujtojmë se deri më tani, Totenham ka refuzuar 2 ofertat e para nga “bavarezët” e Bajern Mynih dhe tani shifra e vetme që konsiderohet e pranueshme nga anglezët është ajo e 100 milionë eurove.

sfidanti.al