Në menynë e futbollit tonë, kokat e arbitrave përdoren për të “gatuar” dhunën dhe loja bëhet aq e komplikuar , sa një fije fati dhe peri bashkë.. ndajnë jetën me vdekjen. Dhe historia e dhunës me top ka treguar se kokat e arbitrave vlejnë më pak se kokat e tjera që përfshin loja, ndaj edhe keqpërdoren në vazhdimësi në “biznesin e futbollit”.
Ky rasti i fundit, në ndeshjen mes Shënkollit dhe Sopotit, ku kapiteni i Shënkollit, Zefi, goditi me kokë arbitrin Kadria nga Peshkopia, duke e gjakosur për spital, dëshmon se futbolli që sajojmë ..ta shkurton jetën dhe nuk ta zgjat siç predikohet nga “kisha jonë”. Dhe në këto momente gjuetie për Komisionin e Disiplinës, ku dhuna do të konvertohet me gjoba dhe dënime nga FSHF , sepse na kujtohet ajo shprehja monumentale e moderatorëve tanë, fill pas fitores me Çekinë, se futbolli është gjëja më serioze që paskemi…
Sfidanti.al