Union Berlin ka fansat më besnikë në botë

Union Berlin nuk po kalon një moment aspak të mirë pavarësisht blerjeve në merkaton e verës. Dashuria e pakushtëzuar e tifozëve të skuadrës kryeqytetase nuk është justifikuar nga skuadra që mes kampionatit dhe Champions League ka regjistruar 10 humbje rresht. Por cila është ideologjia dhe filozofia e klubit gjerman, tifozët e të cilit në ndeshjen me Napolin kishin këtë mesazh: Mos harro asnjëherë se nga vjen, ne jemi prej çeliku. Por çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh prej çeliku? Edhe këtë shpjegim ata e dhanë me banderolat e tyre në të gjithë stadiumin në ndeshjen kundër Napolit:

-Ta drejtosh gishtin kundër futbollit komercial
-Të sfidosh represionin
-Të qëndrosh në këmbë sa më gjatë që të mundesh
-Të qëndrosh i bashkuar në situata të vështira
-Të mbash celularin në xhep ndërsa skuadra luan
-Të mos largohesh nga stadiumi përpara vërshëllimës së fundit
-Të jesh pa zë në fund të ndeshjes
-Dhe të mos vërshëllesh asnjëherë skuadrën tënde

Thjesht fantastikë tifozët e skuadrës së themeluar nga klasa punëtore e Berlinit, një nga klubet më të veçantë në planet ku drejtimin e kanë njerëzit e thjeshtë dhe jo milionat e diktuara nga ekonomia e tregut.

sfidanti.al