“Vjedhja” e dekadës, Fury mundet në ring por fiton falë gjyqtarëve

Tyson Fury shmangu një humbje të turpshme ndaj Francis Ngannou teksa fitoi me një vendim të diskutueshëm me pikë. Britaniku e nisi më mirë duelin, por Ngannou kishte një avantazh të qartë shpejtësie ndaj Gypsy King, me këtë të fundit që u rrëzua madje edhe k.o. Fury-t dukej se po i ikte dueli nga doraduke tentuar më pas në disa raste ta rrëzonte edhe ai rivalin por nuk ia doli mbanë.

Me kalimin e raundeve, eksperienca e ndihmoi britanikun që u rrëzua sërish për herë të dytë brenda mbrëmjes por arriti të ringrihej duke evituar turpin. Tre raunde nga fundi, Fury nuk e shqetësoi nigerianin me ndonjë goditje të rëndësishëm por gjyqtarët nuk e menduan kështu, pasi në mënyrë kontroverse ata mbështetën britanikun 94-95, 96-93 dhe 95-94.

sfidanti.al