Sa herë që humbet Vllaznia, në Shkodër thonë se .. më ka dekë (vdekë) shija ! Dhe këtë vit shija e tyre ishte ngjitur lart, aq lart sa e imagjinojne Vllazninë vetëm ..kampione. Madje një ditë të bukur, tamam tamam kur mbushi moshën e 107-të viteve , festa u bë aq e madhe, sa të dukej sikur kishin mbaruar punë me titullin…
Vllaznia është mundur në Vlorë dhe Flamurtari “ngriti flamurin” e fitores me ekipin, që nuk shikonte poshtë, por vetëm lart ! 3 pikë të shtrenjta për vlonjatët, sidomos kur kujton se Vllaznia mirë që humbi ndeshjen, por u lanë edhe ..kunjin. Si mund te fitohet kështu ndeshja? Trajneri Martini deklaroi se në “100 minuta lojë.. ata mezi erdhën një herë në portë”.
Me të treguar, nga të parët e futbollit, thuhej se kur lindi futbolli në Shkodër, ka lindur edhe fraza e mocme : “E dini çfarë loje është futbolli? Po nuk shënove, do ta pësosh në porten tënde..” Mos harrojmë edhe tjetrën, se Vllaznia me të vërtetë ka qejf t’ia mbathë sa më larg ne klasifikim , që kur të pjestohen pikët në fund të kësaj skeme budallaqe, të mos ketë askënd afër. Por sistemi, ose me mire, “regjizori i filmit” me top, si te ishte Hitçkoku i famshëm, një herë të ndihmon te vdisesh e një herë të ngjall me eufori…
Sfidanti.al

