Seferi shkëlqen te Bodrumspor

Taulant Seferi luajti një ndeshje në nivel të lartë për Bodrumsporin në Ligën e Parë turke (kategoria e dytë), megjithëse skuadra e tij u mund 4-3 nga Erokspor në javën e 29-të.

Sulmuesi kuqezinjsh shkëlqeu duke dhënë një asist perfekt për rezultatin 2-1 në favor të Bodrumsporit. Në minutën e 29-të, Seferi kaloi portierin kundërshtar dhe krosoi topin te Hotiç, i cili nuk gaboi përballë portës bosh. Golin tjetër Seferi e shënoi nga penalltia në minutën e fundit shtesë.

sfidanti.al