Sa ndjellëse do të ishte që ta shikonim një herë Armando Brojën kundër Anglisë! Mbetet një ëndërr ose realiteti na qaset shumë ironik. Vite më parë, kur Broja ishte si kokrra e mollës, dhe ne do të luanim kundër Anglisë, Broja nuk zbriti në fushë , por e degdisën në tribunë. Ajo që ndodhi ishte si një film që të lë si mumje , me një skenar të denjë për “Oskar kuqezi” .
Një Armando shkoi poshtë në fushë , një Armando u ngjit lart në tribunë ! Presidenti Duka u shfaq pranë lojtarëve , tek tuneli që të nxjerr në fushë, kurse një Armando, sulmuesi, u sistemua tek shkallët pranë tifozëve. Akoma pyetet: ç’ishte kjo rrokadë e pazakontë, tamam në ndeshjen bujëmadhe me Anglinë. Një ndeshje e madhe vetëm për ne, që rastësia apo fati, ose të dyja bashkë, bashkohen kundër Brojës…
Sipas gjasave, Anglia po vjen, Broja përsëri po ikën !Ku po shkon? Trajneri i Evertonit, David Mojes i Evertonit ka deklaruar se Broja nuk është gati të luajë deri në fund të marsit ! Mjafton një frazë e një trajneri në Angli , për të hedhur poshtë gjithë planet tona, “terapinë dhe mjekimet” shkencore edhe pse ne distancë , që fillonin nga FSHF dhe mbaronin nëpër studiot e TV-së…
Sfidanti.al