Ironi e fatit apo fat ironik ? Rroftë Asallani, poshtë Asllani!

Kjo Seria A në Itali, nuk paska qënë parajsa siç predikohej, por ferri për futbollistin tonë të Kombëtare, Kristian Asllani. Kur mesfushori ishte tek Interi dhe shfaqej me pikatore në fushë,  gënjenim veten me një ngushëllim utopik se Kristiani ka fat “kristian”  që po stërvitet me Interin. Na dukej më mirë stoli në një ekip të madh, se sa të luante me një ekip më vogël, ku të shprehte vizionin dhe talentin që po e mban të fshehur kur luan jashtë …

Shyqyr që  e kuptuam se stoli më shumë të vdes se sa të ngjall, ndaj   iu gëzuam me tepri kalimit nga Interi tek Torino. Mjafton të luante dhe të tregonte artin e tij,  edhe pse  nuk dënjuan ta prisnin  në Milano. Punë e madhe se ndryshoi misioni i klubit:  Interi është për kampion, kurse Torino triumfin më të madh ka qëndrimin në Serinë A.

Por,  si bëhet kur edhe një ekip i tillë si Torino ..nuk ka vend për Asllanin! Si ka mundësi ky dyzim ç‘armatosës : në Kombëtare i padiskutueshëm, madje disa  thonë se ekipi fillon me të pastaj vijnë të tjerët, kurse në Itali  nuk e duan as sipër, Interi, por as poshtë..Torino.

Po ku do të ndalë rrota e fatit për  Asllanin. Flitet për  më poshtë akoma në Serinë A …tek Fiorentina apo tek Parma. Apo jashtë Italisë? Kudo që të shkojë, në Kombëtaren tonë kur titullarët humbasin formacionin ose..vetë  ekipet, punët sikur “shkojnë më mirë”…

Sfidanti.al