Trajneri i Trabzonsporit kërkon zëvendësues për Ernest Muçin

Trajneri i Trabzonsporit, Fatih Teke, ka folur pas humbjes 4-1 ndaj Gallatasarajt në Superkupën e Turqisë. Tekniku turk u pyet për merkaton dhe tregoi revoltë sa u përket kërkesave të klubeve, për lojtarët që duan të afrojnë. Nga Teke u përmend shifra 10 milionë euro. Sipas tij, nuk është e arsyeshme për transferimin e një lojtari te Trabzonspori.

Muçi është mesfushori ofensiv dhe numri 10 i skuadrës. Teke ndërkohë zbuloi se dëshira e tij është që të ketë një tjetër numër 10 në skuadër. Kjo është mënyra e vetme, që ekipi të jetë i kompletuar edhe në rast dëmtimesh. “Kemi nevojë për të paktën dy mbrojtës qendre. Nuk kemi alternativa për mbrojtësin e djathtë dhe të majtë. Kemi mungesë edhe në krahë. Këto na duhen urgjentisht. Po të kishim para, do të doja një mesfushor dhe një numër 10. Nëse ndodh diçka me lojtarët tanë, do të kemi mungesa të mëdha. Kjo skuadër është e re dhe e sapo formuar. Aktualisht kam edhe lojtarë që dua të largohen. Qëndrimi im për transferimet është ta çojmë lojën tonë një hap më përpara.

Jemi në kontakt me klubet e lojtarëve që na pëlqejnë për sa i përket transferimeve, por çmimet nuk janë të arsyeshme. Na pëlqen lojtari, por kërkojnë 10 milionë euro dhe kjo nuk realizohet. Na mbeten lojtarë të përkohshëm dhe 3–5 muaj nuk mjaftojnë për t’i bërë ata të kompletuar. Duhet të marrim një lojtar të kompletuar, por kjo duket e vështirë. Nëse nuk arrijmë ta bëjmë këtë, do të hasim vështirësi në çdo ndeshje. Edhe me dëmtimin më të vogël… Tashmë kemi dëmtime dhe mangësi”, u shpreh trajneri i Trabzonsporit për merkaton.

sfidanti.al