Massimo Moratti sulmoi ashpër Simone Inzaghin: ish-presidenti i Interit e kritikoi ashpër trajnerin, i cili u largua nga zikaltërit verën e kaluar pasi humbi finalen e Ligës së Kampionëve për t’u bashkuar me Al Hilal në Arabinë Saudite.
Moratti sulmon Inzaghin: “Kur Simone Inzaghi u largua, gjë që mendoj se ishte një largim i keq, nuk më pëlqeu ajo që ndodhi,” tha ish-pronari i Interit për Radio Kiss Kiss. ”Ai bëri një imitim të keq të Mourinhos, sepse Mourinho kishte fituar tripletën.”
Moratti më pas zbuloi zgjedhjen e tij ideale për drejtimin pas Inzaghit: “Do t’ia kisha besuar Interin tim Contes.” Megjithatë, ai vlerësoi punën e trajnerit aktual: “Zgjedhja e Chivu ishte inteligjente dhe e guximshme sepse ai është shumë i mirë dhe ka gjetur ekuilibrin e duhur.”
Sfidanti.al

