Gara e çmendurisë: skema “Final 4” apo skema me bojkotin?

Farruk Sejdini nuk është vetëm “Mohikani” i fundit i Dinamos, por edhe rebeli i parë  dhe i fundit i një brezi të tërë. Një brez , madje edhe brezat  pas tij, të cilët  sikur kishin bërë paktin e heshtjes , të qepnin gojën..tamam  kur futbolli kërkonte ndihmë morale prej tyre !

“Xhaxhi blu”,Sejdini,  kur është pyetur për skemën e kampionatit  “Final 4”,  ka  reaguar në stilin e tij: “   Nuk  e di , gjithë këta trajnerë, futbollistë dhe specialistë të futbollit që nuk e donin këtë skemë të jenë çmendur dhe ai që e vendosi të jetë në rregull ! ( fjala është nga trutë e kokës). Nuk ka kuptim të vazhdohet kështu…!”

Ka apo s’ka kuptim, atë e di “Pavlovi  ynë”, ai që luan me nervat e futbollit, siç bënte shkencëtari Pavlov me nervat e qenit. Jemi mësuar me budallëqe të skajshme dhe kjo skema “Final 4” që t’i mataron  pikët në fund të kampionatit, na kujton  një kohë tjetër tallavaje mendore , kur ekipet bënin “skemën e bojkotit” me javë të tëra,  sepse “ Pavlovi” do vdiste  futbollin, që të mbante gjallë lidhjet me Qeverinë..

Sfidanti.al