Frika ndryshe e dy presidentëve ndaj… Igli Tares !

Frika ndryshe e dy presidentëve ndaj Igli Tares! Njëri është në Itali dhe e vlerësoi dhe e besoi për 18 vite, ndërsa tjetri është në Shqipëri, u lodh së tepërmi ta mbante gjithnjë larg Taren. Fjala është për presidentin e Lacios , Lotito, që vetëm pas 18 vitesh e “tradhëtoi” drejtorin më të suksesshëm të klubit, dhe presidentin Duka, që ka ngritur një “mur me pengesa” me rregulla absurdi, që Tare të drejtojë futbollin e gjithë botës, por kurrë në vendin e tij…

Frika e dy presidentëve nga Igli Tare ! Njëri nuk guxoi ta mbante pranë gjithë jetën, tjetri e mbajti sa më larg …gjithë jetën. Italiani e ka dashur fort dhe e ka vlerësuar për 18 vite, që janë baraz me një jetë në futboll, por pas 18 vitesh ia “drodhi” me trajnerin Sarri. Shqiptari me taborin e tij u ndërroi grupi i gjakut kur Tare u shpall më i miri i drejtorëve në Serinë A…

Presidenti Lotito kishte “frikë” pas 18 vitesh t’i thoshte Tares se …nuk do të jemi më bashkë dhe Igli Tare i bëri nderin e fundit kur i hoqi barrën e divorcit me frazën e paharruar: “ President, kam vendosur që të largohem nga Lacio. Për ju kam mirënjohje, vlerësim dhe dashuri…”

Sfidanti.al