Edi Reja trajner në Vatikan! Ishalla i ka “folur” dhe Papa për..Brojën

Dëgjoni fjalët e krahut të djathtë të trajnerit Reja në Kombëtare, Porrini: “Broja duhet të fillojë të piqet dhe të jetojë me profesionalizëm të madh, duke menduar se akoma nuk ka arritur asgjë. Po punojmë me të , në mënyrë që të bëhet një lloj lojtari i veçantë dhe të mos digjet rrugës”. Lindin disa pyetje pas këtyre frazave të “avokatit” italian: po Reja kur do të “piqet” me Brojën? Pse ju po punoni për ta bërë të veçantë me 3-4 ditë në grumbullim në Kombëtare, duke e zhytur edhe në stol? Pse të humbasë rrugës Broja?

Kjo historia e Brojës, sulmuesit për të cilin thonë se shënon me sy mbyllur kur është në këndin e tij të artë, sepse na kujton historinë e sulmuesit tjetër të talentuar, Milot Rashica. Dhe sa herëqë na ndrit dielli për ndonjë talent në sulm, shfaqet një trajner italian për të ndryshuar rrotën e fatit. De Biazi na la kujtim të paharruar kur “fali” Rashicën për Kosovën, kurse Edi Reja , me anë të ndihmësit, na pohon se po punojnë me Brojën ( që të mësohet më stolin!) dhe kur të vijë koha që Broja të jetë në fushë, Reja do të jetë kthyer në..shtëpi..

Si me porosi vjen fakti se këto ditë,Edi Reja, paska qënë trajner i ekipit të Vatikanit, sa për një ndeshje simbolike. Ishalla e ka goditur formacionit në Vatikan dhe nuk ka ndodhur që të lërë në stol me pa të drejtë ndonjë “kardinal” siç kemi ne Brojën…

Sfidanti.al