Yjet e Paris SG e dinë se cili do të jetë trajneri i tyre … Zidani!

Mediat franceze e kanë raportuar gjendjen në skuadrën që kryeson kampionatin. Lionel Mesi, Kilian Mbape, Nejmar dhe të tjerët po bisedojnë privatisht me njëri-tjetrin dhe me miqtë, familjarët e të njohurit se në stolin e ekipit pritet të ketë të reja. Zinedin Zidan, sipas tyre, do të jetë trajneri i ri, ndërsa Maurisio Poçetino me shumë gjasë do të shkojë tek Mançester Junajtidi. Nëse do t’i besojmë mediave, ndryshimi do të jetë i shpejtë, aq më tepër që sezoni hyn në një fazë tepër të rëndësishme. Me gjasë, presidenti Al Helaifi dhe drejtori sportiv, Leonardo, mund të jenë të “ngrohur” nga fakti që Zinedin Zidan ka punuar tek Reali i Madridit me “ego” të mëdha si Kristiano Ronaldo, Sergio Ramos apo Karim Benzema, dhe është në gjendje të drejtojë një ekip me yje, ndërsa Poçetino thuhet se është i mërzitur me Mesin, Mbapenë dhe Nejmarin.

Sfidanti.al