Edi Reja fatin e gjeti ne Tiranë, grumbullimin e “fluturon” në Gjermani!

Nuk mund të mos jepte shëmbullin e gabuar edhe ekipi Kombëtar, pasi tërë këto vite jemi mësuar me klubet tona që stërviten në emigrim, jo në qytetin e tyre, por  ndertojnë fole në qytete që nuk kanë asnjë lidhje.. Ekipi Kombëtar dhe trajneri “debutues” , Edi Reja, do të bashkohen  në Gjermani, tamam në Frankfurt , për të përgatitur ndeshjen e parë  me Islandën.  Përse në Gjermani, kur sipas zakonit të vjetër, trajneri  fringo  bashkë me ekipin, kanë misionin moral për të prekur tokën e ekipit kuqezi, pa ia mbathur qysh herën e parë. Thonë se nga Gjermania i bie më shkurt për të shkuar në Islandë, por akoma më shkurtër është ideja se futbollistët tanë janë më komodë kur largohen sesa kur ..afrohen!

Duket disi kompromentues  ky fakt edhe për trajnerin Reja,  i cili  erdhi në Tiranë kur ekipin e kishte Panuçi, dhe katapulton  në Gjermani,  për t’i kthyer kurrizin rregullit primar te grumbullimit. Kuptohet, nëse gjykon sipas zakonit të vjetër, vendimi për të grumbulluar ekipin në Gjermani, në emër të klimatizimit të futbolllistëve, nuk ka qënë vetëm i Edi Rejës, por dhe i  “shqiponjave” tona zyrtare që  e kanë më për mbarë të fluturojnë me avion, sesa te koloviten ne rruget tona.  Kjo do të ishte edhe një lloj përgjigje për batutën e zotit Reja, të cilit i kishin thënë se Shqipëria është vend i varfër . Ndofta mund t’i kenë thënë që jemi të varfër, por Edi Reja  ka kujtuar për  xhepat, kur fjala mund te ketë qënë për lojën…

Sfidanti.al