Futbollistët nuk i ndërron dot me shumicë , presidentët janë gjithnjë të pafajshëm, kështu që viktima fikse mbeten ..trajnerët! Dhe ata poshtë, pra Kategoria e parë, nuk mbeten pas nga Superiorja kur flitet për “shpejtësi drite”në shkarkimin e trajnerit. Kështu, Artan Bano, trajner i Besëlidhjes qysh nga janari pati fatin të mbijetonte vetem 6 javë në stolin e ekipit, i cili po rrezikon të shkojë një “ ferr më poshtë”. Vetëm 6 javë, që për kronikë pollën : 3 humbje, 2 barazime dhe vetëm 1 fitore…
E kishin marrë për magjistar, pra, në 6 ndeshje të kishte arritur 6 fitore, por edhe Bano nuk arriti dot mrekullinë. Dhe kur nuk e bën njeriu i stolit, presidentët janë gati të ulen vetë në stol, ndaj edhe ndodh shpesh që caktojnë si trajner “njerëzit e besuar”.
Artan Bano, ish-futbollist i shquar, një trajner me përvojë, tamam në ekipin që mban emrin “Besëlidhje”.. është prerë në besë. Kjo është haleluja në futbollin e “piramidave”, ku nuk di nga të vjen goli dhe autogoli , njw gjw dihet ama.. i kanë prerë gjuhën trajnerëve që ikin të “lumtur” në pritje të një fati të ri.
Sfidanti.al