Milani plotëson javën e gafave në elitën e Serisë A

E nisi Interi që pësoi disfatë, e vazhduan Lacio e Roma, ndërsa vetëm Napoli u rikthye në fluturimin e tij duke fituar. Këtë të hënë ishte radha e Milanit që të plotësonte “kornizën” e dështimeve të pretendentëve për në Champions në Serinë A. Barazimi 1-1 në “San Siro” me Salernitanën shijon si një humbje, duke u humbur mundësia për t’u ngjitur në vend të dytë, e duke rrezikuar kualifikimin për në Ligën e Kampionëve. Një gol e shënoi veterani Zhiru, që mbetet i paoksidueshëm, por Dia u përgjigj për miqtë. Milani natyrisht që pati epërsi, por nuk e shfrytëzoi, ndërsa mund të quhet e kuptueshme pas sforcimit në Champions ndaj Totenhemit. Kuqezinjtë e Piolit janë të atërtët me 48 pikë ndaj 49 të Lacios e 50 të Interit, me Romën që i ndjek me 47 pikë.

Sfidanti.al