Shuhet Dik Forsbëri, amerikani revolucionar i kërcimit së larti!

Ishte viti 1968 kur një atlet nga Shtetet e Bashkuara habiti botën. Quhej Dik Forsbëri dhe ishte vetëm 21 vjeç, por pati guximin të shfaqej përpara publikut të rruzullit me një ndryshim të jashtëzakonshëm. Në kërcimin e tij së larti, atleti amerikan realizoi teknikën duke kaluar mbi stekë me shpinën poshtë e fytyrën lart. Deri në atë kohë, rekordmenët e botës kishin kërcyer në formën e kundër. Gjithsesi, “revolucioni amerikan” pati sukses dhe teknika e Forsbërit u bë moda dhe ligji shkencor i sportit, e vazhdon edhe sot e kësaj dite. Kjo legjendë e atletikës është shuar ditën e djeshme në moshën 76-vjeçare duke lënë pas dhimbje dhe emrin e madh.

Sfidanti.al