Trajneri Koja: Jam ambicioz, duam të kalojmë një tur në Europë

Suksesi ishte jo vetëm i madh, por edhe historik. Kështu kur një ekip fiton një trofe që nuk e kishte parë me sy për gati gjysmë shekulli. Skënderbeu në volejboll për femra mori Kupën e Shqipërisë pas finales së fortë ndaj Partizanit, dhe trajneri Orlando Koja, nuk mjaftohet që ka shkruar historinë. Tekniku i shquar, djali i legjendës së volejbollit Vangjel Koja, së pari komenton triumfin. “Të gjitha finalet janë të vështira, dhe kjo ishte e tillë, – tha ai, – ne e kishim mundur 3-0 Partizanin dhe prisnim reagim dhe për çështje karakteri, siç edhe ndodhi. Më vjen mirë që ekipi reagoi në çdo moment, edhe kur gaboi”.

Gjithsesi, ambiciet janë shumë më tepër sesa një Kupë e Shqipërisë. “Ne kemi fituar 3 kupa deri tani, – shprehet ai, – por, objektivi kryesor është kampionati. Unë kam objektit të marr pjesë në Champions dhe i kemi vendosur vetes synim që të kalojmë raundin e parë”. Koja thotë se qyteti i Korçës është i entuziazmuar pas fitores. “Korça është qytet sportiv, e ndjek ekipin dhe e njeh volejbollin, – thotë djali i Xhelë Kojës, – për ta është edhe krenari që ne po fitojmë”. Koja është në Korçë jo vetëm për ekipin e parë, por edhe si drejtues teknik i akademisë.

Sfidanti.al