Historike (për mirë a për keq?) për Milanin, asnjë italian në fushë!

Në Serinë A kjo gjë nuk kishte ndodhur ndonjë herë me “djallin”, por nëse pak javë më parë i ngjau Realit, përse të mos u qëllonte edhe kuqezinjve. Trajneri Pioli hodhi në fushë një formacion pa asnjë italian që nga minuta e parë, diçka që është precedent për Serinë A. Ndoshta u deshën 100 vjet që ta provonim edhe këtë, por gjithmonë ka një herë të parë. Milani ishte i tillë në sfidën ndaj Salernitanës në kampionat (1-1), ndërsa në “San Siro” u desh të pritej deri në 77’ që të hynte në fushë italiani i parë, Alesandro Florenci, e pas tij edhe Sandro Tonali në 85’. Më parë, ishin aktivizuar De Keteler, Ibrahimoviç dhe Origi.

Milani (3-4-2-1): Menja, Kalulu, Tiau, Tomori, Selemekers, Benaser, Kruniç, Teo Hernandez, Diaz, Leao, Zhiru.

Sfidanti.al