Kjo është politika e pronarit Tod Boehli, i cili pëlqen të ketë futbollistët e akademisë dhe që të kenë nënshkruar kontrata afatgjata. Për pjesën tjetër të skuadrës së Çelsit planifikohet një “transfuzion” i vërtetë. Plot 11 lojtarë pritet të largohen nga “Stemford Brixhi”, përfshi të tillë si Kante, Ampadu, Maunt, Pulishiç, Obamejang, Bakajoko apo Loftus-Çik. Nga veteranët pritet të mbahet vetëm Tiago Silva që e ka rinovuar me 12 muaj kontratën e tij. Ndër ata që do të qendrojnë do të jetë edhe Armando Broja, pasi sulmuesi shqiptar nuk përmendet si pjesë e largimeve, ndërsa e ka rinovuar kontratën në fillim të sezonit.
Sfidanti.al