Pioli i zhgënjyer: Mund të bëhej më shumë, duhej të bënim më shumë!

Trajneri i Milanit nuk mundi ta fshihte dëshpërimin e tij pas një rasti të tillë të humbur. Stefano Pioli nuk e priste që skuadra e tij të ndalej në momentin më të bukur, ndonëse e kuptonte shkallën e lodhjes së futbollistëve. “Mund të bënim më shumë dhe duhej të kishim bërë më shumë, – tha tekniku kuqezi, – ky është një rast i humbur. Ishim shumë zbuluar kur pësuam golin. Sa për Leaon, nuk ndikon kontrata, por duhet të jetë më shumë pjesë e lojës”.

Sfidanti.al