Man. Siti është favorit ndaj Lajpcigut, por De Brujne duhet të zgjohet!

Gjithçka është e hapur, ndonëse kampionët e Anglisë kanë mundësi më të mëdha. Mançester Siti pret sot Lajpcigun në Champions duke pasur “në xhep” barazimin 1-1 nga ndeshja e parë në Gjermani. Trajneri Pep Guardiola thekson se gjëja kryesore është që mesfushori më i mirë i skuadrës së tij, Kevin De Brujne, të kthehet në formë. “Ai duhet të kthehet tek futbolli i thjeshtë, bazik, – thotë tekniku katalanas, – ne kemi nevojë për të. Kam besim se do t’ia dalë, do ta mbajë më mirë topin, do të lëvizë më shumë, dhe do të jetë më shumë aktiv”. Që pas Kupës së Botës, ku Belgjika u paraqit shumë dobët, De Brujne nuk ka qenë vetvetja.

Sfidanti.al