Përfundimisht nuk do të ketë tifozë të Frankfurtit në Napoli!

U bë zhurmë e madhe dhe në Gjermani kërkuan përjashtimin e skuadrës italiane nga Championsi Gjithsesi, duket se kjo gjë nuk do të ndodhë, veçse të përjashtuar janë tifozët e Ajntrahtit të Frankfurtit nga ndeshja e ekipit të tyre të zemrës në stadiumin “Maradona” të Napolit. Skuadra e kaltër fitoi 2-0 në Gjermani dhe është favorite për kalimin në çerekfinale, ndërsa në Itali u konfirmua vendimi për të mos lejuar tifozët miq që të shkelin në qytet. Vendimin që mori fillimisht Ministria e Brendshme Italiane me anë të prefektit të Napolit, e konfirmoi TAS-i i Kampanjës, pra Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.

Sfidanti.al