Interi dhe Inzagi luajnë ndeshjen e sezonit në Porto!

Do të luhet në “Estadio de Dragao”, dhe rezultati i ndeshjes së parë nuk jep asnjë siguri. Interi, për më tepër, do të zhvillojë sonte atë që mund të quhet Sfida e Sezonit, pasi i vetmi objektiv sportiv dhe financiar është të ecet përpara në Champions. Natyrisht, ekziston caku tjetër i madh, ai i kualifikimit për në Ligën e Kampionëve nga Seria A, por për një klub të tillë kjo cilësohet diçka krejt normale. Zikaltërit kanë fituar 1-0 në “San Siro” me golin e Lukakut, ndonëse trajneri Simone Inzagi mund të preferojë sërish Edin Xhekon titullar. Vetë Inzagi luan fatin e tij, pasi një eliminim mund ta rrezikonte pozicionin në stol. Dështimi do të ishte tepër i madh, edhe pse drejtuesit interistë mund të prisnin fundin e sezonit për të afruar Konten ose Murinjon.

Sfidanti.al