Arsenali mund të jetë 8 pikë para në Premier deri në 1 prill!

Natyrisht, sfida me Kristël Palasin është një “grackë” e vërtetë, dhe trajneri Mikel Arteta e di këtë gjë. Sidoqoftë, shansi është i mirë që Arsenali të shkëputet në 8 pikë epërsi në krye të Premier Ligës pasi do të luajë këtë fundjavë në shtëpi ndaj londinezëve “të vegjël”. Mançester Siti ndërkaq do të pushojë në kampionat dhe do të luajë në Kupën e Anglisë. Më pas vjen ndërprerja për ndeshjet e kombëtareve, dhe Siti me Arsenalin kthehen në Premier në 1 prill. E pra, në “Ditën e Gënjeshtrave” kampionët e Pep Guardiolës kanë një sfidë tepër të vështirë ndaj një rivali tepër familjar. Liverpuli mbërrin në stadiumin “Etihad” dhe kushedi mund të bëjë ndonjë “të pabërë”, ndërsa Arsenali mund të shkëputej edhe më shumë duke luajtur ndaj Lidsit.

Sfidanti.al