I ka humbur nuhatja Dinamos apo këta të sotmit nuk kanë lidhje me Dinamon që kemi dashur ? Rasti i sulmuesit Skuka e vulos edhe më shumë krizën polivalente të Dinamos, që i dhuron Partizanit të vetmin sulmues që mund të shponte portën, por që për momentin i kishte ikur..nuhatja! Po cili na qënka ky lloj “covidi” profesional, kur Skuka, sapo vesh fanellën e Partizanit, shpallet heroi i demave, njeriu që shënon 2 gola në Korçë, edhe pse i dëmtuar në kavilje…
Tamam si tek ajo anektoda e famshme : në një thes të mbushur me “pjeshka” të kapësh “trangullin”, edhe me Dinamon , pak a shumë kështu ndodhi. Në një thes plot me futbollistë që mund t’i shisnin badjava në muajin janar, dora e mëkatare, që sot nuk i vihet emri, kapi pikërisht sulmuesin Skuka.
Një rast flagrant i pazotësisë për të peshuar vlerat e futbollistit apo Dinamo ia hoqi kastile “gojës së vet” për t’i dhënë një dhuratë në prag “Shën Valentinit” të “dashurit armik”…Partizanit. Dhe çfarë dhurate ? Vetë Dinamo telendiset nga lodhja fizike dhe morale për t’i bërë gol në pjesën e dytë Laçit, kurse Partizanin e merr prej dore Skuka, ai që me dy këmbë s’bënte për Dinamon, ndërsa me një këmbë ( i dëmtuar) shënon dy gola për Partizanin…
K.Shabani