Kartoni i tij sot nuk do të kushtonte më shumë se 25 milionë euro, shifër që mund të përballohet edhe një klub që iu afrua shumë falimentimit siç është Barcelona. Robert Levandovski është dashuria e re që ka shpërthyer në Katalonjë, dhe trajneri Ksavi Hernandez ka diskutuar me presidentin Zhoan Laporta për një mundësi të tillë. Në moshën 33-vjeçare, polaku i Bajernit mbetet sulmuesi më i mirë në botë, pavarësisht se çfarë përpiqen të bëjnë Kilian Mbape dhe Erling Haland. Levandovski e ka pasur ëndërr të luajë në La Liga të Spanjës që shumë vjet më parë, dhe nëse kjo nuk ndodhi me Realin, pse të mos bëhet realitet me Barçën. Ngjyra e fanelës nuk ka shumë rëndësi, por spektakli duhet shijuar. Për katalanasit do të ishte një mrekulli e pamenduar kurrë, ndërsa Halandi duket shumë i shtrenjtë dhe nuk dihet nëse do të bindet që të vijë. Me superyllin e Polonisë do të vinte në “Kamp Nou” një lojtar që shënon fare lehtë 40 gola në sezon, një zëvendësues i denjë i Lionel Mesit.
Sfidanti.al