Numri 1 i botës në tenis foli publikisht dhe tha atë që pritej prej tij, ose që prisnin prej tij ata që kishin vlerësuar qendrimin e sportistit serb. “Nuk do të luaj në “Rolan Garos” apo në Uimbëlldon nëse do të më kërkohet me patjetër që të bëj vaksinën, – tha Gjokoviçi, – ky është çmimi që jam gati të paguar për të mbrojtur parimin tim. Pasi kam marrë informacionin e nevojshëm lidhur me trupin tim, kam vendosur që të mos e bëj vaksinën. Kjo është më e rëndësishme se çdo turne, më e rëndësishme është që unë të zgjedh atë që dua të bëj me veten time”. Nole mbajti të njëjtin qendrim siç bëri në Australian Open ku nuk u lejua të garonte sepse qeveria australiane ia hoqi vizën. Gjithsesi, Gjokoviçi deklaroi se nuk mbështet lëvizjen kundër vaksinave në botë.
Sfidanti.al