Në Spanjë ende besojnë tek ai, ndërsa në Francë sikur “ia kanë hequr vizën”. Mjaftoi ndeshja jo edhe aq e mirë e tij në fushën e Renës për Paris SG, që e përditshmja “L’Ekip” të shprehej me tone kritike për Lionel Mesin, duke e quajtur “një shqetësim”. Superylli legjendar argjentinas nuk po jep atë që pritej, edhe pse ka 7 gola e 7 asistë, ndërsa loja e parizienëve shpërndahet herë tek Verrati, Di Maria, Nejmari e sidomos tek Mbapeja. Edhe ish-mesfushori i PSG-së, Zherom Roten, thotë se “Mesi nuk do të lerë shenjë tek Paris SG, pasi nuk ka këmbët që ka pasur”. Në Spanjë besojnë se ish-kapiteni i Barcelonës do të reagojë dhe mund ta tregojë veten që në ndeshjet ndaj Realit të Madridit në Champions. Këtë duan edhe tifozët parizienë, ndonëse kanë shumë dyshime.
Sfidanti.al