Në analizat që i bëhen skuadrës bavareze, nga opinionistë, specialistë dhe tifozë, shikohet se standardet kanë rënë sidomos në lojën në mbrojtje. Portieri Ulrajh (Ulreich) nuk e bën dot “vezën” e Nojerit, të paktën tani për tani, dhe ndonëse nuk bëri gabime të mëdha, sërish pati probleme me pozicionimin në momente të caktuara dhe në komunikimin me mbrojtjen. Po ashtu, reparti difensiv duket i ngadalshëm, ndërsa ndihet mungesa e Antonio Dejvisit. Në mesfushë thuhet se nevojiten dy lojtarë që të ndihmojnë mbrojtjen. Shqetësimi tjetër ka të bëjë me të ardhmen e Robert Levandovskit, sepse Barcelona duket se kërkon t’ia marrë Bajernit. Me kontratën që përfundon në 2023, ekziston mundësia që sulmuesi polak të tundohet nga përvoja në La Liga.
Sfidanti.al