Derbi në Elbasan? Derbi pa tifozë! A quhet Derbi ?

Të gjithë shohin nga fusha, askush nuk kthen kokën nga shkallët e stadiumit! Derbi “pa atdhe”, siç mund të ndeshja Dinamo-Partizani, e cila luhet në Elbasan, thonë se i pati të gjitha, s’thonë se  mungoi vetem diçka e “vogël” …tifozët !  Ka “vdekur” lojtari i 12-ti, siç është quajtur zakonisht tifozeria, dhe askush nuk tundohet të bëhet  pjesë në funeral. ..

Edhe kamerat e kishin të ndaluar të bënin “xhirron e nderit” për të treguar publikun e derbit në stadium, por edhe futbollistët dhe trajnerët e Derbit, aktruan sikur  ishin të kënaqur që luanin në Elbasan. Një situatë irreale në një stadium pa gojë, pa zhargonin e rivalitetit, një heshtje, që një zot e di çfarë e lidh me Derbin…

Po të dëgjosh komentatorët, madje dhe trajnerët e Derbit, dhe futbollistët pas tyre,  të  formezohet  Derbi si një ndeshje e realizuar, ku nuk i mungonte asgjë. Po publiku? Po qyteti i derbit ? Ky lloj futbolli, që krenohet qe merr frymë edhe pa tifozë, është si “hudhër” në krahasim me atë të Kombëtares, ku tifozët i kemi me shumicë, por i mbajmë peng me anë të fshehjes se biletës…

Sfidanti.al