Dashuri me hile: Kur të gjithë duan Brojën, Reja do..Cikalleshin!

Paska dy të vërteta për Armando Brojën : një në Shqipëri dhe një në Itali! Meqënëse gjithë jetëm kemi bërë kopje nga komshinjtë italianë, edhe kur ata nuk thonë të vërtetën, ne dalim përsëri..gënjeshtarë! Mediat matanë detit shkruajnë sikur trajneri Edi Reja, trajneri i Kombëtares sonë, paska patur një ndikim të madh në zgjerimin e “hartës Broja” edhe në Serinë A. As nuk e vrasin fare , as nuk thonë se Reja e fluturoi në tribunë mu në Angli, në atdheun futbollistik të sulmuesit, ku gjeti edhe çelësin për të ardhur në Kombëtare…me pahir!

Por, tamam si për ironi, këto ditë, erdhi me “not” nga Italia, një intervistë që ka dhënë “babloku kuqezi” , duke rrëfyer sekretin e sekreteve, gralin e zemrës. . Pyetja kishte qënë e pashpirt ,tamam sikur të kishte qënë e porositur nga italiani ynë : cilin futbollist të Kombëtares do të veçoje? Dhe Reja në Itali nuk “gënjen” : “ Cikalleshin nuk do ta krahasoja me askënd..”

Kur të gjithë e duan Brojën dhe besojnë se Kombëtarja mund të formezohet rrotull tij, Edi Reja preferon një sulmues tjetër, të dalë nga moda. Por, ama, kur të gjithë e donin Cikalleshin, tamam siç ndodh aktualisht me Brojën, Edi Reja donte më shumë menaxherët e sulmuesve te tjerë ,pale kur i katapultonte me parashutë drejt e në formacion,ngaqë Cikalleshi herë ishte me grip dhe herë kishte shkuar ne ditlindje pa leje…

Sfidanti.al