Daja ka dhënë dorëheqjen? Po ajo deklarata e bujshme me “binomin e pensionit”

A e mbani mend këtë frazë patetike : “ Unë dhe Ilir Daja do të dalim bashkë në pension !” Kjo është një deklaratë plateale e presidentit të Partizanit, Gaz Demi, që u than ë fillim të kampionatit me shumë bujë, por që nuk i shpëtoi dot pyetjes provocative : “ Vallë këto fjalë përbetuese mos na i kanë dëgjuar veshët edhe për Sul Starovën?” Pikërisht, kur kanë kanë kaluar vetëm 8 javë, mund të flitet për një “pension” të parakohshëm të trajnerit Iir Daja të Partizanit. Dhe nëse fjalët e ish-trajnerit Ardi Mema se Daja paska dhënë dorëheqje qysh pas ndeshjes Derbi, atëhere Partizani ka “meritën e madhe” për këtë largim me ..silenciator!

Kjo mund të quhet tradhëti e klasit të lartë nga “demat” ndaj një trajneri me “pekt kampion”, që as nuk e kishte çuar nëpër menduar se jeta mund të ishte kaq e shkurtër dhe kaq e pabesë tek klubi i lavdisë. Në truallin tonë të futbollit kemi hasur një llojshmëri të pasur shkarkimesh, nga ajëri dhe nga toka, në telefon apo në rrugë, por kjo e Dajës edhe pse po mbahet sekret, do të kujtohet si një “dashuri me shikim të parë” që shpejt u shndërrua në një tradhëti me..shikim të dytë!

Daja nuk e ka thënë dot publilkisht, por përvoja e tij si trajner.. ka hasur një kundërshti të paprovuar më parë tek ekipet qe ka drejtuar : jo një javë, por tri javë me radhë , futbollistët nuk sulmonin kundershtarin siç u kishte thënë profesori, por çuditerisht “sulmonin” portën e tyre… !?

Sfidanti.al