Pesë gola në Bundesligën austriake për Xhakomo Vrionin

Juventusi vazhdon t’ia mbajë kartonin të shtrënguar “fort”, dhe ai vazhdon të bëjë punën e tij. Xhakomo Vrioni shënoi përsëri në Bundesligën austriake për Tirolin e Insbrukut në barazimin 1-1 në shtëpi me Austrinë e Vjenës. Sulmuesi i kombëtares shqiptare kaloi në epërsi ekipin e tij në minutën e 57-të, ndërsa Huskoviç barazoi për vjenezët. Tashmë, 23-vjeçari ka 5 gola në kampionat dhe 6 gjithsej në sezon duke përfshirë edhe Kupën e Austrisë, dhe është një nga lojtarët më të mirë të Tirolit. “Le të vazhdojmë të luftojmë së bashku, forca djem”, shkruajti sulmuesi kuqezi në Tuiter pas përfundimit të ndeshjes.

Sfidanti.al