Juventusi vazhdon t’ia mbajë kartonin të shtrënguar “fort”, dhe ai vazhdon të bëjë punën e tij. Xhakomo Vrioni shënoi përsëri në Bundesligën austriake për Tirolin e Insbrukut në barazimin 1-1 në shtëpi me Austrinë e Vjenës. Sulmuesi i kombëtares shqiptare kaloi në epërsi ekipin e tij në minutën e 57-të, ndërsa Huskoviç barazoi për vjenezët.