Ç‘ishte kjo “mrekull”: Partizani me Romën , Egnatia me Interin!

Dikur na dukeshin miqësoret e luksit si “përralla futbolli”, pasi të shfaqej para syve Milani i madh apo një “perëndi” si Reali i Ronaldos. Miqësore që lanë gjurmë të pashlyeshme aq sa thuhej ..sa mirë ishim kur ishim keq! Por ja që u kthyen ditët  e “keqia”  të miqësoreve “përralla” në futbollin tonë.  Partizani do të luaj me Romën, kurse Egnatia me Interin! Një zot e di se nga na erdhën këto dhurata, por kishte nevojë futbolli ynë për një komardare imazhi … kur  të notojmë në ujërat e botës.

Roma na e kishte një borxh dhe nuk e prisnim që ta shlyenin kaq shpejt. Kur u bë finalja e famshme e Tiranës kundër Fejnordit, zyrtarisht u shpallëm në anën e Romës, pasi një foto mega- Murinjo me Vespa, foto gjigande na eklipsoi Univeristetin e Tiranës. Po Interi nga u gjet përballë Egantias të panjohur mirë brenda vendit, e jo më në Europë? Sido qëtë jenë hedhur zaret e fatit,  ky sezon do të kujtohet si “special” pasi edhe politika , në këtë periudhë , po luan rolin e  sulmuesit të fshehtë…

Sfidanti.al