Zyrtarizimi vjen sot, Somer pranë “zikaltërve” të Inter

Tashmë gjithçka është shumë pranë konfirimimt dhe “gardiani” zviceran i portës së “bavarezëve” të Bajern Mynih, Jan Somer pritet që jo më larg se ditën e nesërme të veshë fanellën “zikaltër”, ashtu siç këta të fundit kanë kërkuar prej kohësh.

Me largimin e Onanas, Handanoviç e Kordaz, Inter tashmë ka ngelur pa portier dhe Somer ka zbarkuar në Milano, pasditen e kësaj të diele dhe klubi gjerman duket se e ka dhënë “dritën jeshile” për vazhdimin e operacionit dhe gjithçka pritet të përfundojë 24 orët e ardhshme sapo “zikaltërit” të paguajnë shumën e kërkuar nga bordi i Bajern. Për kartonin e zviceranit, këta të fundit kërkojnë 6 milionë euro dhe “zikaltërit” janë të gatshëm të paguajnë gjermanët shifrën e kërkuar, ndërsa përsa i përket kontratës personale ende nuk është bërë publik asnjë detaj.

 

sfidanti.al