Prej muajsh tashmë, situata te spanjollët e Atletiko Madrid, mes “fantazistit” të sulmit, Zhoao Feliks e tekniku Diego Simeone është goxha e tensionuar e për këtë aryse talenti portugez kërkon të nisë një “aventurë” të re larg Spanjës.
Pavarësisht se kërkonte që “aventura” e tij e re, të ishte në një klub evropian, për të pasur një mundësi loje në Çampions Ligë, Feliks duket se do tranasferohet te një klub saudit, me “gjigandët” e Al-Hilal, që janë gati për të marrë shërbimet e portugezit. Negociatat mes klubit saudit dhe klubit madrilen për transferimin e 23-vjeçarit portugez po shkojnë mirë, të gjitha palët janë të interesuara për një marrëveshje, teksa më herët u raportua se skuadra e Al-Hilal është e gatshme ta marrë Feliks në huazim për 1 vit.
sfidanti.al