Për “pazar” te Girona, Barça “piketon” talentin spanjoll

Pas nënshkrimit me mesfushorin spanjoll, Oriol Romeu, “katalanasit” e Barcelonas kërkojnë tashmë një tjetër lojtar nga Girona, teksa kësaj radhe si “objektiv” shihet talenti i krahut të djathtë të mbrojtjes, Arnau Martinez.

Talenti “iberik” 20-vjeçar ishte në listën e emrave të “bluagranave” si përforcim i mundshëm në krahun e djathtë të mbrojtjes së bashku me shumë emra të tjerë si Zhoao Kanselo, Huan Fojt, Ivan Fresneda e Tomas Munir. Mirëpo, pavarësisht talentit të madh dhe potenacialit që 20-vjeçari posedon, çmimi i kartonit të tij, prej rreth 20 milionë eurosh mund të jetë një problem për “katalanasit”, duke parë dhe vështirësitë ekonomike, që këta të fundit po kalojnë.

 

sfidanti.al