“Hajmalia” e Murinjos pranë largimit, “veterani” serb gati për Ligue 1

I konsideruar si “hajmalia” e Zhose Murinjos, për lidhjen e fortë që ka me teknikun portugez, mesfushori serb, Nemanja Matiç është shumë largimit nga Roma, me francezët e Rene, që presin “krahëhapur” një lojtar me goxha përvojë si 35-vjeçari.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat francez, ish-“ylli” i Benfikës, Çelsit e Mançester Junajtid e dëshiron shumë një “aventurë” në elitën franceze, teksa është i gatshëm të ulë pagën e tij prej 4 milionë eurosh për të përfunduar me sukses “operacionin”. Ndërkaq, kujtojmë se, Matiç konsiderohet si “hajmalia” e Zhose Murinjos, për faktin se që pas transferimit të serbit nga Benfika te Çelsi, tekniku portugez e ka marrë 35-vjeçarin në çdo klub që ka shkuar më pas, përfshirë këtu Mançester Junajtid dhe së fundmi Roma.

 

sfidanti.al