Cila është Viagra e futbollit? Pse çohet dora vetë në Asamble…

Edhe futbolli ka krijuar prej vitesh ka krijuar “njeriun e ri” që dorën e mban në trupin e tij, por e përdorin të tjerët. Sa herë që bëhet Asambleja e Futbollit, imagjinoni sikur votimet të bëheshin me këmbë , meqë futbolli luhet me këmbë, të gjitha ..gjymtyrët e poshtme do të ngriheshin lart! Këta janë burrat e futbollit të cilët sa herë vjen Asambleja ua kaojnë nga urtësia dhe deleve, ndërsa kur ndizet prapësia dhe pabesia nëpër ndeshje, s’u beson dot syve..sa të fortë që bëhen…

Po për çfarë ishte kjo Asambleja e radhës e Futbollit? Për dhunën nga lart apo nga poshtë, , apo për fatet e ekipeve që komandohen nga “Sudja e futbollit”, apo për stadiumet që sa më shumë braktisen nga tifozët, aq më shumë do të ndërtohen !!!

Ka një shpjegim “vlonjat” Sinan Idrizi, administratori i Flamurtarit: “ Ata që votojnë as nuk duan ta dinë se për çfarë flitet në Asamble. Nuk kanë lexuar asgjë , as nuk e kanë haberin, por dorën e çojnë të gjithë lart! Shumë kohë më pas thonë pastaj se u kanë futur në Asamble”.
Sa mirë do të ishte sikur vetëm në Asamble të ishte me të futur…

Sfidanti.al