Çfarë të mirash i ka bërë futbollit Duka , o profesor Hafizi!

E kanë pyetur ish-trajnerin e Kombëtares, Astrit Hafizi për përjashtimin “spektakolar ” nga Kombëtarja e veteranëve të Ervin Fakaj. Përgjigja e tij në pamje të jashtme duket mëse rebele nga ato që nuk i thonë shumica e “popullit të futbolit”. Ja fjalët e tij: “ Është një turp! Diçka që nuk i shkon asnjë federate. I them presidentit Duka , je apo nuk je në krye dhe bashke me gjithë të mirat që ke bërë për futbollin tonë, nuk mund ta heqësh emrin tim nga ajo që kam bërë…”

Po cilat janë të mirat , o prefesor Hafizi? E “mira” e fundit është që presidenti komandon edhe listën e veteranëve dhe trajneri Sul Mema pa u larguar vetë më parë..fshin Fakajn nga lista. Një e “mirë” e madhe, që mbetet akoma në fuqi është dënimi që kemi në Europë me Skënderbeun. Kurse ajo që do të mbahet mend dhe nuk do të harrohet është se kur erdhio presidenti Duka në krye të futbollit mbi 20 vite më parë, stadiumet ishin plot, kurse tani që është “lidhur” me Qeverinë , kemi stadiume por nuk kemi njerëz….

E vetmja e mirë që ka bërë , në fakt është e keqe që ndeshkon lojën e ndershme, ishte katapultimi me “rofeshata” dhe me intriga dronesh për tu futur ne finalet e Europianit te 7 viteve më parë…

Sfidanti.al