Me kë e zëvendëson Siti një lojtar si Uolkerin? Me Ashraf Hakimin!

Kampionët e Europës nuk do të ngurrojnë të paguajnë një shifër tepër të madhe për ta pasur të vetin. Kjo është e qartë, pasi Mançester Siti nuk ka dëshirë të mbetet “thatë”. Nga kampionët e Anglisë me shumë gjasë do të largohet Kajl Uolker tek Bajerni i Mynihut, dhe Guardiola kërkon një zëvendësues. Ky njeri e ka emrin Ashraf Hakimi, ish-mbrojtësi i Interit dhe tani tek Paris SG, përveçse tek Maroku. Nuk dihet sesa mund të shkojë një transferim i tillë, por PSG e mori tepër shtrenjtë Hakimin nga Interi, besohet 60-70 milionë euro.

Sfidanti.al