Mbyllni veshët, ose do të dëgjoni një “blasfemi” : Shumica e presidentëve nuk marrin vesh nga futbolli! Sikur të ishin thënë këto fjalë në një kampionat tjetër, kishte plasur sherr-shamataja. Ndërsa në Superligë, fol po deshe edhe me zë të lartë, askush nuk të dëgjon. E kush na qënka ky trim që thotë se “baballarët”
Çfarë të mirash i ka bërë futbollit Duka , o profesor Hafizi!
E kanë pyetur ish-trajnerin e Kombëtares, Astrit Hafizi për përjashtimin “spektakolar ” nga Kombëtarja e veteranëve të Ervin Fakaj. Përgjigja e tij në pamje të jashtme duket mëse rebele nga ato që nuk i thonë shumica e “popullit të futbolit”. Ja fjalët e tij: “ Është një turp! Diçka që nuk i shkon asnjë federate.
Hafizi i kujton Dukës shkarkimin e Demollarit, por hap “dosjen e mëkatit”
Mallkuar qoftë kjo intervistë! Disa ditë më parë, ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi i ka kujtuar presidentit Duka se kur trajner i Kombëtares ishte Demollari, shkarkimi u bë sa hap e mbyll sytë, kurse me Panuçin pse u dashka kjo bujari e tepruar. Përse meriton mallkim kjo intervistë, apo më troç.. kjo frazë e ish-trajnerit.
Përse kjo “lojë sulmuese” ndaj Hafizit? Përse-të e javës
-Përse trajneri i Kombëtares, De Biazi është hedhur në sulm kundër ish-trajnerit, Hafizi dhe ish- ndihmësit të tij, Lala? -Sepse italiani u lodh duke qëndruar në mbrojtje kur luan në fushë, të paktën të praktikoj sulmin nëpër media… – Përse presidenti Duka paska bërë ironi se ..është akoma pa gjumë, ngaqë ish-trajneri i Shpresave, Redi
Cili është ndryshimi midis ekipit të Hafizit dhe De Biazit? Loja apo..presidenti?
Trajneri De Biazi ka kopjuar stilin e presidentit Duka. Flet kur beteja ka mbaruar me kohë, bile ka filluar të harrohet sipas stilit tonë. Nuk është dhe aq i besueshëm kur thotë “ Me Spanjën dështuam të sajonim grackën që i ngritëm Portugalisë”. Një plan që mbetet në kufinjtë e një iluzioni, kur kujton se